KALAJA E SHKODRES

KALAJA E SHKODRES

Kalaja e Shkodrës, ose siç njihet nga publiku, kalaja e Rozafës, është ndërtuar mbi një kodër shkëmbore në hyrje të qytetit e rrethohet nga lumenjtë e Drinit dhe Bunës. Dëshmitë arkeologjike tregojnë se forma të ndryshme fortifikimesh janë ndërtuar mbi kodër që në periudhën e Ilirëve. Përgjatë historisë kështjella është zotëruar nga ilirët, romakët, otomanët, vendikasit, malazezët dhe familjet e mëdha shqiptare. Kalaja ka marrë pamjen që ka edhe sot gjatë sunimit venecian.

Kështjella e ka marrë emrin nga legjenda e famshme e murimit. Sipas gojëdhënave, gjatë ndërtimit të kështjellës muret që ndërtoheshin ditën, shëmbeshin në mënyrë të pashpjegueshme natën. U desh murimi i një nëne të re të quajtur Rozafa që kështjella të ngrihej drejt qiellit.

Turistët sot mund të vizitojnë mjediset e ndryshme të kështjellës, rrënojat e Kishës së Shën Stefanit të kthyer më pas në xhami, burgun, daljet sekrete apo të njohin historinë e Shkodrës përmes objekteve të ekspozuara në Muzeun e Kështjellës.