KALAJA E PORTOPALERMOS

KALAJA E PORTOPALERMOS

Kalaja e Porto Palermos është e vendosur mbi një ishull të vogël pranë bregut të detit dhe ka një histori mjaft intriguese. Forma trekëndore me tre kulla të fuqishme në qoshe, e ngjashme me kalane Butrinit, sugjeron se kjo fortesë është ndërtuar nga Venecianët. Kalaja fitoi fame gjatë shekullit të XIX, nën sundimin e Ali Pashë Tepelenës, i cili e rikonstruktoi atë dhe, sipas legjendës, ia dhuroi gruas së tij Vasiliqisë.

Gjatë regjimit komunist, në gjirin e Porto Palemors u ndërtua baza ushtarake sovietike e nëndetësve dhe kalaja shërbeu si makazinë dhe zyra për të. Me ndryshimin e regjimit, kalaja u kthye në një destinacion të pashmangshëm turistik. Sot turistët e shumtë mund të vizitojnë mjediset e brendshme me murë të trasha, rrënojat e kishës së Shën Nikollës aty pranë si edhe të shijojnë pamjet mbresë-lënëse të detit Jon që ofron tarraca e kalasë.