KALAJA E GJIROKASTRES
Warning: Undefined variable $langId in /home/virtualtour/public_html/wp-content/themes/tiranavt/single.php on line 33
Kalaja është xhevahiri Gjirokastrës, qytetit që tashmë është pjesë e trashëgimisë botërore e mbrohet nga UNESCO. Një nga kalatë më të mëdhatë në Ballkan, ajo përmenedet për herë të parë në vitin 1336, ndonëse gjasat janë që të datojë në një periudhë akoma edhe më të hershme. Nga kjo periudhë kanë mbetur shumë pak gjurmë, pasi kalaja është rikonstruktuar krejtësisht nga Ali Pashë Tepelena pas pushtimit të saj në 1812. Gjatë kësaj periudhe kalaja u zgjerua e mund të strehonte deri në 5 mijë ushtarë. Për herë të fundit në kala është ndërhyrë në vitin 1932, kur mbreti Zog zgjeroi burgun duke përdorur gurët e Ujësjellësit të vjetër të qytetit.
Kështjella ka qenë gjithmonë pjesë e jetës së Gjirokastrës. Gjatë Luftës II Botërore ajo është përdorur si strehim ndaj bombardimeve, siç është përjetësuar nga Ismail Kadare në romanin Kronikë në Gur. Sot, pjesë e kështjellës është edhe Muzeu i Armëve, i cili u ofron vizitorëve një eksperiencë unike në të shkuarën.