Rreth Projektit

Rreth Projektit

Turi Virtual i Monumenteve të Shqipërisë

Ky projekt ka si synim promovimin e monumenteve të kulturës shqiptare, si dhe thjeshtësimin e aksesit të tyre për turistët dhe qytetarët, duke krijuar mundësinë e prekjes virtuale nëpërmjet fotove, materialeve audio, video 360° dhe VR – Virtual Reality. Duke u konsultuar me Ministrinë e Kulturës do të krijohet një historik i shkurtër për çdo monument, i cili do të lexohet dhe regjistrohet në studio nga naratorë profesionistë në shqip dhe anglisht. Përshkrimet historike të secilit monument do të kthehen kështu në spote audio në dy gjuhë, të cilat do të shërbejnë si “audiobook”.