PARKU ARKEOLOGJIK APOLONI

PARKU ARKEOLOGJIK APOLONI

I ndodhur në afërsi të qytetit të Fierit, qyteti antik i Apollonisë ka qenë ndër më të mëdhënjtë në pellgun e Adriatikut. Ai është themeluar nga shek. VI p.e.s. nga kolonë grekë të ardhur nga Korinti dhe Korfuzi.

I vendosur në fushën pjellore të Myzeqesë dhe buzë shtratit të atehërshëm të Lumit Vjosa që siguronte daljen në Adriatik, ekonomia e Apollonisë u zhvillua shpejt dhe urbanistika e artet lulëzuan. Para se të humbistë shkëlqimin e saj në shekullin e 6 të erës sonë për shkak të devijimit të Vojsës, popullsia e Apollonisë kishte arritur në mbi 60 mijë banorë.

Edhe pse vetëm 10% e rrënojave të qytetit të lashtë janë zbuluar deri më sot, vizitorët mund të shijojnë Monumentin e Agonotetëve, Teatrin Antik, Odeonin, Portikun, Nymfeun, vilat romake të dekoruara me mozaikë, etj. Statujat dhe gjetjet e tjera arkeologjike janë vendosur në një muze që ndodhet në një manastir të shekullit XIII. Po aq interesante për t´u vizituar është kisha bizantine e shekullit XIV.