MEMORIALI I SKENDERBEUT LEZHE

MEMORIALI I SKENDERBEUT LEZHE

Memoriali Skënderbeut, ndodhet në zemër të qytetit antik të Lissusit, rreth të cilit shtrihet Lezha e sotme. Ky memorial është ndërtuar në vitin 1981 për të nderuar  heroin kombëtar të Shqipërisë dhe për të shënuar dy ngjarje të rëndësishme për historinë e vendit. Nga njëra anë, në 2 mars 1444 Skënderbeu mblodhi Kuvendin e Lezhës ku bashkoi të gjithë princat Shqiptarë në luftën kundër pushtuesve otomanë dhe, nga ana tjetër, vendin e varrit të Skënderbeut, i cili ndërroi jetë në 17 janar 1468.

Në qendër të memorialit gjenden rrënojat e Kishës së Shën Kollit, në të cilën u varros trupi i Skënderbut. Pas rënies së rezistencës shqiptare, pushtuesit osmanë e shkatërruan varrin e Skënderbeut dhe kisha u shndërrua në Xhaminë e Selimijes. Në vitet ´80 u ndërtua struktura me kolona përreth rrënojave të kishës e u vendosën busti i Skënderbeut dhe një sërë objektesh që evokojnë rezistencën shqiptare. Memoriali u restaurua tërësisht në vitin 2018 dhe mori pamjen që ka sot.